×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi për VV-në: Dilni e përballuni në Kuvend, jo me montazha në Facebook

    Reporteri
    05 Prill 2020 | 18:14

    Arben Gashi nga LDK-ja reagon pas publikimit të bisedave të montuara mes anëtarëve të kësaj partie duke thënë se rastin është paraqitur në polici dhe prokurori nga deputeti Driton Selmanaj.


    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi i ka ftuar ata që i kanë shpërndarë këto biseda që të përballen me të vërtetën në sallën e Kuvendit, duke aluduar kështu për përkrahësit e Vetëvendosjes.

    “Rasti i mashtrimit të publikut është denocuar në polici dhe në prokurori, nga deputeti Driton Selmanaj. Përgjegjës është kushdo që shperndanë këto shpifje”, ka shkruar Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!