×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohen edhe pesë raste të reja me koronavirus në Kosovë

    Reporteri
    05 Prill 2020 | 18:49

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka konfirmuar edhe 5 raste të reja me koronavirus, ku numri i të infektuarëve ka shkuar në 145.


    IKSHKPK-ja ka theksuar se rastet poiztive janë raste kontakti, ku 3 janë nga malisheva dhe një nga Gjakova, me vendbanim në Smerkonicë të Vushtrrisë.

    “Sot më 05.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 93 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së në Facrbook.

    “Rastet pozitive janë raste kontakti, tre (3) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Gjakovë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri”, theksohet në njpoftim.

    Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.137 kontakte të rasteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!