×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Infektohet mësuesja në Fier, banon në të njëjtën banesë me çiftin pozitiv me koronavirus

    Reporteri
    06 Prill 2020 | 12:39

    Shkon në 26 numri i të prekurve me Covid 19 në Fier. Një mësuese ka dalë pozitive pas kryerjes së testimit të koronavirusit.


    E infektuara banon në lagjen “15 Tetori” dhe ndodhet në të njëjtin pallat ku tre ditë më parë rezultuan me Covid 19 një çift të moshuarish.

    Mësuesja e prekur me Covid 19 jeton në të njëjtën banesë me prindërit e saj.

    Pasi rezultoi pozitive, mësuesja është vetëkarantinuar në banesë.

    Pallati ku jeton arsimtarja është dezinfektuar për të tretën ditë radhazi nga bashkia e Fierit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!