×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK: Mos u mblidhni në Brezovicë, Prevallë e Prishtinë, mund të shkaktoni shpërthim epidemik

    Reporteri
    06 Prill 2020 | 14:04

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës po kërkon nga qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve të dhëna deri më tani dhe të mos dalin përgjatë orëve të lira të lëvizjes. Sipas IKSHPK-së, qytetarët po rrezikojnë vetën dhe familjarët e tyre me daljet e panevojshme


    Sipas IKSHPK-së, qytetarët po rrezikojnë vetën dhe familjarët e tyre me daljet e panevojshme

    Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në, Prishtinë, Prevallë dhe në Brezovicë janë mbledhur grumbuj të njerëzve dhe kërkon nga qytetarët ë të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, e të mos dalin pa nevojë.

    “Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe Familjet e Juaja! Në Prishtinë, po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet! Në Brezovicë e Prevallë janë mbledhur grumbuj të njerëzve! Kjo është e rrezikshme!”, thekson IKSHPK-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!