×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohet: BE-ja ndihmon Kosovën me 160 milionë euro

    Reporteri
    06 Prill 2020 | 15:19

    Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova sapo ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian do ta ndihmojë Kosovë me asistencë financiare prej 160 milionë eurosh, në luftën kundër Covid-19.


    Ajo këtë ua ka bërë të ditur gjatë bisedave dy ditore që ka pasur me Ministren Rozeta Hajdari dhe atë të Financave Besnik Bislimi.

    “Më shumë se 160 milionë euro Bashkimi Evropian do të mund të ndaj për Kosovën, në kuadër  të asistencën makrofinanciare. Ato do të ndahen në periudhën prej 2-6 muaj, për sektorin e bujqësisë, sektorin privat si dhe në lehtësimin e varfërisë”, ka shkruar Apostolova në twitter.

    Ndryshe, Kosova më herët ka pranuar edhe 1.1 milionë nga shteti amerikan, transmeton Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!