Nëse krahason fotografitë e Hashim Thaçit nëpër vite, e sheh se tek ai ka ndodhur një transformim masiv në stil, siç ka ndodhur natyrisht edhe të shumë tjerë.
Tash president i vendit, Thaçi dikur ishte në ilegale dhe pjesë e UCK-së, që më pas i priu edhe në nivel politik. Duke qenë në ilegale ai shëtiti kapak Evropën, meqë nganjëherë u duhej të iknin nga ndjekje e policisë serbe.
Në këto fotografi të papublikuara më parë, Thaçi shihet në një shëtitje në St.Gallen një qytet në Zvicër.
Këto fotografi janë dërguar nga një lexues i Reporterit.
Tani Hashim Thaçi ka një transformim në pamje, vishet me më stil, ka një stil flokësh krejt tjetër dhe modern.
Madje, në një intervistë ai vetë e kishte konfirmuar se ‘tash e krahasojnë me aktorin George Clooney’. Kishte treguar vetë një histori të tillë që i kishte ndodhur në Amerikë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.