×
  • Lajme
  • Botë

    1,089 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Amerikë

    Reporteri
    06 Prill 2020 | 23:10
    Foto: Ilustrim

    Dita e hënë ka filluar me një bilanc negativ në ShBA teksa janë regjistruar 10,714 viktima në të gjitha shtetet.


    Ndërkohë që numri i të infektuarve ka kaluar mbi 362 mijë persona me mbi 25 mijë të infektuar gjatë ditës së fundit.

    Vetëm në 24 orë, në ShBA janë regjistruar 1,098 viktima duke e çuar numrin total në 10,714 të vdekur.

    Shteti më i prekur nga pandemia e COVID-19 është New York ku janë regjistruar mbi 4,700 viktima.

    Katër ditët e fundit për New Yorkun kanë qenë tragjike ku në 24 orë ndërrojnë jetë mbi 600 persona.

    Guvernatori i New York, Andrew Cuomo shprehet se trendi i infeksionit është në zbritje ku nga dita në ditë shfaqen më pak persona të infektuar, ndërsa numri i të shëruarve rritet.

    Por ai paralajmëron se kjo luftë është shumë larg përfundimit.

    Ditën e djeshme, ekspertët amerikanë u shprehën se kjo javë do të jetë më e vështira për ShBA-në në luftën kundër pandemisë ku shifrat do të rriten ndjeshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!