×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas Gjilanit, Kurti shkon në Kamenicë, paralajmëron vizita në të gjitha komunat e Kosovës

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 11:55

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën e Kamenicës, ku është takuar me kryetarin, Qëndron Kastrati.


    Ky takim u zhvillua në kuadër të luftës kundër koronavirusit dhe masave që komunat e prekura kanë ndërmarrë për ta parandaluar shpërndarjen e virusit.

    Nga aty Kurti tha se ditët në vijim do të vizitojë të gjitha komunat e Kosovës.

    “Bashkë me ministrat, sidomos të Shëndetësisë, do të vizitojmë komuna të Kosovës gjithandej sepse institucionet tona i kemi në nivel të lartë gatishmërie duke marrë masa emergjente, por edhe jemi falënderues për popullin dhe qytetarët që po tregojnë një kulturë përgjegjshmëri duke qëndruar në shtëpi dhe ruajtur pastërtinë”, u shpreh Kurti.

    Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Kurti është takuar edhe me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri.  /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!