Mikrobiologu Lul Raka, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin SOT të Kohavisionit, e ka komentuar situatën aktuale me pandeminë Covid-19 në Kosovë, e gjithashtu ka paralajmëruar rritje rastesh të të infektuarve.
Më 23 mars, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që vendimi i 23 marsit 2020 i Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve nuk është në përputhje me Kushtetutën, dhe të njëjtin ta shpallë të pavlefshëm.
Raka përfshirjen e politikës në këtë situatë me koronavirus, e ka vlerësuar të panevojshme.
“Lufta politike e ka dëmtuar luftën ndaj koronavirusit. Shumë qytetarë mendojnë që më 13-14 prill duhet të dalin në punë. Jo, assesi nuk duhet të dalin. Ligjet nuk janë as bibël e as kuran që të mos ndërrohen. Synimi duhet të jetë që të shpëtohet jeta e njeriut”, tha Raka.
Sipas mikrobiologut Raka, prioritet është shëndeti i qytetarëve të Kosovës.
“Këto ditë do të kemi rritje të rasteve”, u shpreh ai.
Ndërkaq, vendimin e Komunës së Prishtinës për mbylljen e shesheve, Raka e quajti “lajm shumë të mirë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.