×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i përgjigjet Rusisë për reciprocitetin

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 12:51

    Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë  gjatë ditës së sotme i  ka reaguar Qeverisë së Kosovës mbi vendimin për heqjen e tarifës prej 100% për t’a zëvendësuar me reciprocitet.


    Përmes një komunikata për media, Ministria e Punëve të Jashtme ruse e ka quajtur Kurtin demagog, derisa kanë deklaruar se Kosova po e detyron Serbinë që ta njeh Kosovën përmes reciprocitetit.

    E për këtë deklaratë Kurti gjatë ditës së sotme ka thënë se nuk ka njohuri. Ai teksa ka vizituar komunën e Gjilanit është pyetur për reagimin e Rusisë, por ka thënë se nuk ka parë e as lexuar një deklaratë të tillë, shkruan Reporteri.net.

    Megjithatë, për Kurtin kjo është e pritshme.

    “Nuk kam dëgjuar për reagimin. Por reciprociteti buron nga koncepti i barazisë dhe s’do mend që atyre nuk iu ka pëlqyer”,  u shpreh shkurti ai.

    Kujtojmë se javën e kaluar, qeveria në detyrë largoi tarifën prej 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, derisa vendosi masat e reciprocitetit ndaj Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!