×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një pacient i shëruar nga koronavirusi në Kosovë

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 13:25

    Edhe një pacient i infektuar me Covid 19 është duke shkuar drejt shërimit duke e çuar kështu në 25 numrin e personave të shëruar nga Covid 19 në Kosovë.


    Lajmin për shërimin e këtij personi e ka bërë të ditur për Express, infektologu i QKUK’së, Salih Ahmeti.

    Ahmeti në një lidhje direkte për Express dha detaje po ashtu edhe për pacientët e tjerë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK’së.

    Sipas tij, janë 47 pacientë të infektuar me Covid-19. Gjendja shëndetësore për ty prej tyre është kritike.

    Numri total i të prekurve ka arritur në 165 persona në nivel vendi. 25 prej tyre janë shëruar, ndërkohë 3 tashmë kanë ndërruar jetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!