×
  • Lajme
  • Lajme

    Stafi i Qendrës së Studentëve u nënshtrohet testimeve për koronavirus, patën kontakte me zyrtarin e Ministrisë

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 14:11

    Gjatë ditës së djeshme Kosova shënoi ditën më të rëndë sa i përket ballafaqimit me pandeminë COVID-19, pasi u shënuan dy vdekje dhe 20 persona raste të reja të infektuar me koronavirus.


    Në mesin e të infektuarve siç merr vesh Reporteri është edh enjë zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, institucionit kryesor që po merret me menaxhimin e pandemisë.

    Siç merr vesh Reporteri, personi rreth të tridhjetave udhëheqë me një departament të rëndësishëm në këtë ministri dhe gjatë këtyre ditëve si pasojë e punës së tij, ka pasur kontakte me shumë njerëz.

    Reporteri merr vesh se ai ka qenë i angazhuar disa dite në mbikëqyrjen e karantinës së vendosur në Qendrën e Studentëve, ku ka pasur kontakt edhe me stafin e kësaj qendre.

    Kjo ka bërë që stafi i Qendrës së Studentëve tu nënshtrohen analizave për COVID-19. Lidhur me rastin, Reporteri ka dërguar pyetje tek zëdhënësi i MSH-së, mirëpo ai nuk është përgjigjur akoma.

    Kujtojmë se gjatë ditës së sotme u konfirmuan edhe 5 raste me koronavirus në Kosovë dhe një person rezultoi i vdekur. Me këto raste numri total i të infektuarve ka shkuar në 170. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!