×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohen pesë raste të reja me Coronavirus Kosovë, shkon në 170 numri total i të infektuarve

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 14:03

    Janë konfirmuar edhe 5 raste të reja me koronavirus në Kosovë duke e çuar kështu numrin total të të infektuarve në 170.


    Lajmi është konfirmuar nga Instituti i Shëndetësisë Publike gjersa bëhet e ditur se njëri prej tyre ka ndërruar jetë dhe pas testimit posmortem ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Reporteri.net.

    Rastet pozitive janë dy punëtorë, njëri nga Malisheva e tjetri nga Mitrovica, një nga Gjilani dhe një laborant nga Gjakova

    Njoftimi i plotë:

    PESË RASTE ME COVID-19!

    Sot më 07.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 13 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

    Rastet pozitive kanë kërkuar ndihmë në Klinikën emergjente, Një prej të cilëve ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore e që pas testimit post mortem ka rezultuar pozitiv. Një punëtor nga Malisheva dhe një nga Mitrovica.
    Një pacient nga Gjilani po hulumtohen kontaktet dhe një laborant nga Gjakova.

    Nga data 08.02.2020 deri me 07.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.106 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 170 raste me 4 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.304 kontakte të rasteve.
    9), Serbi (58), Luksemburg (41), Hungari (38), Slloveni (30), Bullgari (22), Shqipëri (21), Maqedoni e veriut (21), Kroaci (16) dhe Mali i Zi (2).

    JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

    MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

    NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

    Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!