×
  • Lajme
  • Lajme

    65-vjeçari nga Ferizaj doli pozitiv për koronavirus pas analizave që iu bënë pas vdekjes

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 14:28

    Edhe një pacient ka vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë duke e quar në total numrin e të vdekurve në në katër.


    Bëhet fjalë për një 65 vjeçar nga fshati Sazli i komunës së Ferizajt, i cili ishte pranuar  dje në Klinikën Emergjente të QKUK-së.

    Lajmi është konfirmuar nga Instituti i Shëndetësisë Publike gjersa bëhet e ditur se ai ka ndërruar jetë dhe pas testimit pos mortem ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Reporteri.net

    Nga QKUK kanë njoftuar se ai ka pësuar arrest kardiak.

    “I.SH ( 1955), i transferuar nga Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëtji për shkak të arrestit kardiak, përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente, ai nuk ka arritur të mbijetoi. I njëjti ka rezultuar pozitiv në Covid-19 pas testimit, post mortum”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!