Fshisës së ministrit në detyrë të MPJ-së, Glauk Konjufcës, nuk i kanë shpëtuar as familjarët e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit.
Yllka Gecit, e cila është motra e bashkëshortes së Sylejman Selimit, që si staf diplomatik ishte pjesë e Ambasadës së Kosovës në Holandë, i ka shkuar tashmë vendimi i Konjufcës për t’u kthyer në fund të qershorit.
Ish-komandanti Sylejman Selimi është edhe djalë i axhës së deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit, i cili sapo Kurti kishte marrë mandatin kishte provuar edhe ta afronte atë më të, duke i organizuar edhe takim të përbashkët, por si duket nuk kishte dhënë rezultate.
Edhe vetë bashkëshortja e ish-komandantit Sylejman Selimi, Kimete Selimi, ditë më parë e kishte goditur Kurtin. Ajo kishte shkruar se Kurti do të mbahet mend vetëm për shkarkimet që i ka bërë gjatë 50 ditëve të qeverisjes së tij. Selimi kishte shkruar se Kosova ka pasur nevojë për ndryshim, mirëpo Kurti nuk ishte ndryshimi. “Ti fillove ta luash rolin e Perëndisë”, kishte shkruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.