Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook ka paralajmëruar dënime deri në 8 mije euro për ata që shkelin masat mbrojtëse kundër coronavirusit, shkruan Reporteri.net
Ndryshe Ahmeti ka theksuar se ata të cilët nuk rrespektojnë respektojnë urdhëresat dhe vendimet në kuadër të masave parandaluese për shpërndarje të virusit, do të gjobiten me 1 mijë deri në 2 mijë euro, ndërsa ata juridik nga 3 mijë deri në 8 mijë euro
Po i njejti ka bërë të ditur se sot komuna, ka pranuar qarkoren informative nga niveli qendror, lidhur me gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit.
”Sipas nenit 53.1 të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, gjobat janë si në vijim: 1000-2000€ – për person fizik; 3000-8000€ – për person juridik”, ka shkruar Ahmeti.