Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu siç paralajmëroi gjatë javës së kaluar ka bërë publikimin e shpenzimeve të kabinetit të saj, që kur erdhi në këtë post.
Shefi i kabinetit të ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Blerim Sallahu ka publikuar shpenzimet gjersa ka shkruar se kjo po bëhet për shkak të spekulimeve dhe shpifjeve nga njerëzit e ish-ministrit të kaluar.
Shpenzimet e para që kanë publikuar janë ato për derivate.
“Për shkak të spekulimeve dhe shpifjeve nga njerëzit e ish ministrit të kaluar, dhe për hirë të transparencës të cilën kemi filluar ta instalojmë në Ministrinë e Drejtësisë, kemi vendosur që t’i publikojmë të gjitha shpenzimet e kabinetit të ish ministrit duke krahasuar me shpenzimet e kabinetit tonë”, ka shkruar ai.
Nga shifrat del de ish ministri Abelar Tahiri për 4 muajt e parë të mandatit ka bërë rreth 6232 kilometra dhe ka shpenzuar rreth 1240 europër derivate, gjersa ministrja aktuale në detyrë për dy muaj ka shpenzuar 84.7 euro, për 550 km, shkruan Reporteri.net.
https://www.facebook.com/blerim.sallahu/posts/10218831739477649
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.