Stinori i Formula 1, që nuk ka nisur ende, ka marrë një tjetër goditje të martën.
Është shtyrë gara e paraparë të mbahet në Kanada, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Gara e Montrealit është bërë e nënta që është shtyrë apo anuluar në edicionin e vitit 2020.
Gara e Shpërblimit të Madh të Kanadasë është dashur të mbahet më 14 qershor, por organizatorët është dashur të marrin vendim tani për shkak të kohës që duhet për të përgatitur pistën.
Sipas BBC, do të bëhen përpjekje për të gjetur termin të përshtatshëm për të organizuar garën e popullarizuar. Po shpresohet për të gjetur një termin më vonë në verë.
Udhëheqësi i garës, Francois Dumontier ka thënë: “Për momentin është thelbësore që të gjitha energjitë tona të mblidhen për të kapërcyer pandeminë Covid – 19. Do t’iu presim me duar hapur në ‘Circuit Gilles Villeneueve’ sa më shpejtë që të jetë e sigurt për të bërë këtë”.
Gara e parë e Formula 1 që nuk është anuluar ende apo nuk është shtyrë, është ajo e Shpërblimit të Madh të Francës që duhet të mbahet më 26 qershor. Por është e paqartë se kur mund të filloj edicioni për shkak të pandemisë.
Formula 1, njëjtë si sportet tjera, është goditur rëndë nga kriza e krijuar nga koronavirusi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.