×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacienti që vdiq mbrëmë nga koronavirusi ishte një 56 vjeçar nga Prishtina

    Reporteri
    08 Prill 2020 | 11:34

    Nga Klinika Infektive në Kosovë kanë dhënë detaje për rastin e fundit të vdekjes së një pacienti me koronavirus që u shënua mbrëmë.


    Drejtoresha e Infektives, Lindita Berisha, para mediave ka thënë se dje në orën 19:40 ka ndërruar jetë një pacient i moshës 56 vjeçare i cili vije nga Prishtina.

    “Dy pacientë janë në ventilim mekanik. Dje rreth orës 19:40 ka përfunduar me vdekje edhe një pacient 56 vjeçar nga Prishtina”, ka thënë Berisha.

    Në këtë konferencë ka folur edhe infektologu Sali Ahmeti, i cili tha se 49 persona janë të shtrirë aktualisht në Klinikë, teksa 9 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

    “49 të shtrirë në Klinikën Infektive, prej të cilëve 9 janë në gjendje më të rëndë. Ne po bëjmë krejt çka është e mundur që gjendja e tyre të përmirësohet”, ka treguar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!