Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar qeverinë në detyrë në krye me Albin Kurtin, për të cilët thonë se po shkojnë nëpër komuna të vendit me më shumë se 50 zyrtarë, pikërisht në javët më kritike të përhapjes së koronavirusit.
Gashi ka shkruar në Facebook se qeveria me 18 anëtarë po i mban mbledhjet në distancë, si masë mbrojtëse kundër virusit, derisa po shkojnë në numër të madh në vizita nëpër komuna.
Postimi i tij:
Nëse Qeveria mbanë mbledhjet (me 18 anëtar të Qeverisë) në distancë, si masë mbrojtëse kundrejt Covid-19, bën thirrje në vazhdimësi për respektim të masave të ndermarra nga institucionet relevante për të qëndru në shtëpi, qysh mundet me arsyetu shetitjen nëpër komuna të Kosovës – ku bashkë me delegacion pritës bëhen rreth 50 zyrtar, pikërisht në javët më kritike të përhapjes potenciale të virusit?
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.