Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit dhe nënkryetare e LDK-së, mbrëmë në një intervistë kritikoi ashpër krerët e partisë për prishjen e koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen, por kritikat më të mëdha ia adresoi Agim Veliut.
Ajo tha se ka mbrapa përkrahjen e qytetarëve dhe një pjesë të mire të strukturave të partisë.
Veliu ju kundërpërgjigj sot duke thënë se nuk merret me dyshen Kurti-Osmani.
Pas kritikave ndaj Veliut e të tjerëve sot kryekuvendarja Osmani ka dale në teren ku ka takuar një kryetar komune nga LDK dhe një ministër të LDK-së.
Ajo ka takuar ministrin e Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, i cili poashtu ka abstenuar për rrëzimin e qeverisë Kurti.
“Sot pata nderin të pres në takim Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani. E falënderova për interesin dhe për mbështetjen që ajo dhe Kuvendi po i japin angazhimit tonë institucional në përpjekjen e përbashkët kundër pandemisë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, shkruan Reporteri.net.
https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10157269713542759
Po sot Osmani ka udhëtuar për në Vushtrri ku ka takuar kreun e kësaj komune, Xhafer Tahiri, me ç’rast ky i fundit e ka falënderuar për vizitën e bërë.
“Faleminderit Kryetares së Kuvendit Prof. Dr. Vjosa Osmani, që është me ne, me qytetarët e Vushtrrisë, në një nga ditët më të rënda për qytetin tonë, kur janë konfirmuar 17 raste pozitive Covid 19 në qytetin e Vushtrrisë. Mbështetja e Kuvendit të Kosovës, e te gjithë deputetëve nga qyteti ynë, për përballimin e situatës shëndetësore, sociale dhe ekonomike është jetike. Jam mirënjohës për solidaritetin ndërpartiak e ndërinstitucional në Komunën e Vushtrrisë. Bashkë, ju bëjmë thirrje qytetarëve të Vushtrrisë të respektojnë kerkesat e institucioneve shëndetësore, të rrinë në shtëpi, të mbajnë distancën dhe higjenën”, ka shkruar Tahiri në Facebook, shkruan Reporteri.net.
https://www.facebook.com/xhafertahiriofficial/posts/1340431576154052?__xts__%5B0%5D=68.ARCfH3mtP-li6BhaRJ4K7tMF6sfcX_UMdcQRLXD33P72-ospz5BgvQ-fS8AH0XScPgGOrNCqe8ec-k_D4XTS-SP9MwUBUzjbvh-8O__3KDtoT7P8B3o0CkVcdUZ1txWwOZic9kDoxX5A5BSGse4IYMOYyvKx89N_JsuKfeyMgpts_MxtQgJ4cFr6OZ5EeH0i7e7UBYH8aud1eW9lzIb8jEd8MQJfzh122ETgvS1pFsJYv1pm85QLznp_8GrgeqvIA-7LXAeYCeHQpHnHPC7OMcWavArzgHrGTPsR2d_ERtyssHHpZVaBstwgXbs2P8oXibsPFiY0W7PsT3QlwHUsqAOrXg&__tn__=-R
Përmes këtyre dy takimeve me Abdixhikun e Tahirin, kryekuvendarja Osmani sikur paralajmëroi “të vjetrit” e partisë se këta dy ndajnë mendime të njejta për zhvillimet politike dhe se janë krahë saj. Megjithatë mbetet të shihet ditët, javët dhe muajt e ardhshëm se çfarë do të ndodhë me fatin e Osmanit në LDK. /Reporteri.net/.