×
  • Lajme
  • Lajme

    Dikur Vjosa Osmani thoshte: Unë dhe Lumiri kurrë në VV, jeni brum i njëjtë me PDK

    Reporteri
    08 Prill 2020 | 14:29

    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon ta përkrah Lëvizjen Vetëvendosje, në krye me liderin e saj, Albin Kurti.


    Mirëpo, dikur Osmani e kritikonte ashpër VV-në.

    Në seancën ku po diskutohej për buxhetin e vitit 2017, Osmani kishte replikuar me deputeten e VV-së, Shqipe Pantinën.

    “Ju jeni brumë i njëjtë me PDK-në. Shiko sa deputetë të PDK-së ke përreth, dhe do ta marrësh përgjigjen se pse unë dhe Lumiri nuk do të vijmë kurrë në Vetëvendosje”, kishte deklaruar Osmani.

    Kujtojmë se Osmani ka qenë kandidate për kryeministre nga LDK, në zgjedhjet e 6 tetorit. Ajo ka dalë kundër partisë së saj, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!