×
  • Sport
  • Sport

    Nga burgu në suitë presidenciale – Ronaldinho vendoset në një vend super luksoz

    Reporteri
    08 Prill 2020 | 17:50

    Ronaldinho është liruar nga burgu pas 32 ditësh qëndrimi


    Ylli brazilian së bashku me vëllanë e tij u arrestuan në Paraguaj pasi tentuan të futeshin në këtë vend me pasaporta false, shkruan Reporteri.net

    Ronaldinho pas 32 ditësh u largua nga burgu pasi gjykata ndryshoi masën për të dhe tani ai do të qëndrojë në arrest shtëpiak.

    Kjo masë iu ndryshua pasi avokatët e Ronaldinhos paguan 1.6 milion dollar.

    Tani, Ronaldinho do të qëndrojë në një suitë presidenciale në Asuncion, kryeqytetin e Paraguait.

    Kjo suitë është shumë luksoze ashtu sic mund ta shihni në fotot e mëposhtme. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!