×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një polic i Kosovës, akuzohet se rrahu një 21-vjeçar në Prishtinë

    Reporteri
    08 Prill 2020 | 18:39

    Inspektorati Policor i Kosovës gjatë ditës së sotme e ka arrestuar një polic, për dhunë ndaj një 21 vjeçari, shkruan Reporteri.net.


    Sipas njoftimi, polici i Stacionit Policor Qendra në Prishtinë është arrestuar pasi më 5 prill në lagjen “Velania” në Prishtinë dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj një 21-vjeçari.

    “Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

    Sipas pretendimeve të familjarëve të 21-vjeçarit, ai kishte pësuar dëmtime në kokë pas një incidenti që e ka pasur me një zyrtar policor.

    Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti për menaxhimin e ankesave dje kishte pranuar një ankesë lidhur me pretendimet e një qytetari për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në këtë incident.

    “Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, thuhet në fund të komunikatës së IPK-së. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!