×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon sindikata e KEK-ut: Do ta mbrojmë kompaninë ndaj çdo veprimi të keq të qeverisë

    Reporteri
    08 Prill 2020 | 20:09

    Sindikata e Re e KEK-ut ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në vend pas përhapjes së pandemisë.


    Sipas kësaj sindikate, punëtorët e KEK-ut dhe stafi menaxhues janë duke u angazhuar maksimalisht për prodhim të energjisë elektrike.

    Në një reagim publik, Sindikata e Re e KEK-ut ka falënderuar menaxhmentin drejtues për realizimin e kërkesës së tyre për bonus nga 300 euro për të gjithë punëtorët që janë aktiv në këtë kohë.

    Në këtë reagim, kjo sindikatë po ashtu ka ftuar spektrin politik që të jenë unik dhe mos të krijojnë situatë konfliktuoze, të cilat sipas tyre mund të ndikojnë në produktivitetin dhe efikasitetin prodhim.

    Më poshtë e gjeni reagimin e plotë:

    Te nderuar punemarres te KEK-ut ju pergezojme per punen e bere ne kete kohe pandemie dhe angazhimit maksimal nga punetori , stafi udheheqes e deri te stafi menaxhues i KEK-ut per prodhimin e energjise elektrike si sherbim jetik ne vend.

    Njekohsisht falenderoj menaxhmentin per realizimin e kerkeses tone per bonus nga 300 euro per te gjithe punetoret qe jane aktiv ne pune gjate kesaj kohe.

    Ne gjate gjithe kohes ,prej themelimit e deri me tani kemi qene zeri kritik ndaj çdo gjeje qe eshte negative.

    Ne kohen e qeverise Mustafa kemi pasur edhe protesta te shumta per mos angazhim, te shpronsimit te zones 52 hektarshe (Hade,Shipitull) dhe bllokimin e KEK-ut.

    Ne kohen e qeverise Haradinaj kemi pasur reagime dhe protesta per shpronsimet e tokave qe jane bere nga mjetet financiare te KEK-ut, marre parasysh se KEK-u ka nevoje per investime kapitale.

    Kemi pasur protesta per ngritje te pagave, protesta kunder Counter Glloballit per rivitalizimin e Kosoves A, kunder ligjit per paga, qe eshte ne shperputhje me ligjin e punes dhe antikushtetues.

    Ne kemi kundershtuar edhe pretendimet e partive politike qe te konkurojn per drejtor menaxhues, siq ka qene rasti I konkursit te fundit per drejtor menaxhues ne te cilin kishte konkuruar edhe njeri prej ish ministrave gje qe eshte marre per baze dhe eshte diskualifikuar.

    Ne jemi mirenjohes ndaj ministres znj.Rozeta Hajdari e cila na pergezoj per punen qe jemi duke bere ne kete kohe pandemie.

    Mirepo ne do te jemi zeri kritik dhe ne mbrojtje te drejtave te punetorve dhe kompanis ndaj çdo veprimi te keq qe ndermerre çdo qeveri, perfshire edhe veprimet e qeveris ne detyre.

    Sindikata e re Kek ne kete moment nuk perkrah asnje vendim tjeter perveç angazhimit maksimal per prodhim me energji elektrike nga punetori deri te stafi menaxhues.

    E ftojm gjithe spektrin politik qe te jane unik ne kete kohe pandemie dhe most e krijojne situate konfliktuoze te cilat mund te ndikoje ne produktivitetin dhe efikasitetin ne prodhim.

    Me respekt Kryesia eksekutive e SR KEK-ut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!