Të dhënat e reja kanë konfirmuar se burrat veçanërisht të moshuarit, kanë më shumë të ngjarë të vdesin nga koronavirus sesa gratë, transmeton oranews raportimet.
Në Itali, burrat përbëjnë 55 për qind të rasteve dhe 69 për qind të vdekjeve. Kurse në Gjermani, burrat përbëjnë 52 për qind të rasteve dhe 65 për qind të vdekjeve
Edhe Mbretëria e Bashkuar po ndjek një model të ngjashëm, burrat e infektuar nga koronavirusi po vdesin më shumë sesa gratë.
Shkencëtarët mendojnë se një shpjegim mund të jetë që burrat kanë më shumë të ngjarë të përfshihen në ‘sjellje të rrezikshme’ të tilla si pirja e duhanit, të cilat çojnë në sëmundje kardiovaskulare dhe rrisin shanset e vdekshmërisë nga koronavirusi.
Ekzistojnë gjithashtu prova që gratë janë më të mira në luftën kundër infeksioneve sepse ato kanë më pak testosteron që është imunosupresiv.
Disa mjekë kanë sugjeruar që këto ndryshime janë aq të mëdha sa burrat dhe gratë duhet të marrin trajtim të ndryshëm për infeksione virale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.