×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U gjet i vdekur në banesë, shqiptari ishte prekur nga koronavirus

    Reporteri
    08 Prill 2020 | 23:26

    Një shtetas shqiptar që punonte në Maqedoninë e Veriut, ka ndërruar jetë në datën 1 Prill, në banesën e tij në qytetin ku punonte në Kavadar.


    Gazetarja e “Klan Maqedonia” Xhumadije Ibrahimi në një lidhje në emisionin “Opinion”, njoftoi se viktima ishte një 44-vjeçar nga Fieri, i cili jetonte në shtëpi me disa shtetas të tjerë, shqiptarë dhe nga Maqedonia e Veriut.

    Sipas raportimit kanë qenë këta shtetas që kanë njoftuar policinë për vdekjen e 44-vjeçarit, i cili gëzonte shëndet të mirë dhe nuk kishte shfaqur shenja sëmundjeje.

    Por ditën e sotme, ka dalë edhe përgjigja e autopsisë, që verifikon se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune, ndërsa rezultoi që ai kishte qenë i prekur nga koronavirusi. Gazetarja tha se familja e të ndjerit ishte vënë në dijeni për ngjarjen, që më 1 Prill.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!