Kreu i Nismës, Fatmir Limaj ka marrë pjesë sonte në një debat televiziv në RTV Dukagjini.
I kënaqur me paraqitjen e babait në Debat Plus është ndarë djali i tij Durim Limaj. Madje, ai ka aluduar se nga kjo paraqitje të tjerëve u ka mbajtur ligjërata politike, shkruan Reporteri.net.
“Ligjerata politike sapo mbaroj. Mundeni me hy me kqyre naj serial”, ka ironizuar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Limaj në Debat Plus kishte përballë analistët Armend Muja dhe Fidan Rama.
Ndryshe, kreu i Nismës derisa ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, ndër të tjera ka kritikuar Qeverinë Kurti për siç ka thënë ai “luftë në baza” lokale, pasi që sipas tij niveli qendror ka anashkaluar Malishevën, komunën më të prekur nga koronavirusi në Kosovë./Reporteri.net
https://www.facebook.com/durim.fzlimaj/posts/573391310199897