×
  • Sport
  • Sport

    Ky ishte reagimi i Ronaldinhos kur e mësoi se po dilte nga burgu

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 9:17

    Ronaldinho është liruar nga burgu i Paraguait në Asuncion, për të kaluar në arrest shtëpie.


    Ish futbollisti i famshëm dhe vëllai i tij Roberto Assis kanë paguar 1.6 milionë dollarë për të dalë nga burgu pasi u arrestuan më 5 mars me pasaporta të falsifikuara në Paraguai.

    Televizioni ABC i Paraguait ka publikuar një video ku shfaqet gjyqtari Gustavo Amarilla, duke iu drejtuar përmes një video, ku i shpjegon se çfarë pritet prej tij.

    Mes tjerësh, gjyqtari u tha që nuk duhet të largohen nga vendi dhe pyeti vëllanë e tij nëse e kuptuan vendimin.

    Ata konfirmuan se e kuptuan, dhe në fund të bisedës, Ronaldinho përshëndeti gjyqtarin me një festë karakteristike, siç e kemi parë në fushat e futbolli, me 3 gishtat që festonte kur shënonte gol.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!