×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi uron qytetarët për ditën e Kushtetutës: Ndër arritjet e mëdha të shtetit tonë

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 9:26

    Presidenti Hashim Thaçi ka uruar qytetarët në ditën e Kushtetutës.


    Ai përmes një postimi në Faceboook thotë se dita e aprovimit të Kushtetutës ishte një ndër arritjet e mëdha të shtetit tonë pas shpalljes së Pavarësisë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, aprovimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 9 prill 2008, si akti më i lartë juridik, ishte e arritur tjetër për shtetin tonë, krahas njohjeve ndërkombëtare që erdhën nga demokracitë më të zhvilluara të botës.

    Kushtetuta e Kosovës, që shpreh më së miri qenësinë e shtetit dhe shoqërisë sonë, është dokumenti më prestigjioz i ruajtjes dhe mbrojtjes së integritetit të qytetarëve tanë, të institucioneve tona, prandaj të gjithë e kemi për obligim moral dhe ligjor ta respektojmë me përpikëri.

    Gjithë qytetarëve të Kosovës u shpreh urimet më të mira në Ditën e Kushtetutës! HTH

    https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.595031453900551/3643500425720290/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARDX4NPvSApjTfW3BiToSKjrOeDMp9uSVrA1rHg7kI5i8oMv2pxY3gdhtS9kiQpEJV8kaf5Go8JOSiaj6Bh-yuF8jR5yGnhDmOpzxaqOxFtOOTMf5ZTdAcVHcdaaoBT42XgQBzfT_wcyNAWNiz6gLGCQSlt-USyWgzDCOD7pze4hrkoGtXeEsYsA57P79fN60NXVxCCF4uLtZujeje5NTHcIjqI7mGPEaIubT9Sh19-MUowleR9n4XriORhUmJf4q9ycosuPUtpuUMR3JGDlef1fG87Nad_EIdnrmEOEUGBsqx8sX8O9ORc_1D1OnbsYj5W3ut-5mjyCFHtjlSyvsgZqhA&__tn__=-R

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!