Kryeministri në detyrë, Albin Kurti më në fund ka shkuar për ta vizituar Malishevën, që është komuna më e prekura nga pandemia COVID-19.
Kurti tha se u mirëprit nga kryetari Ragip Begaj, ndërsa i shprehi ngushëllime atij dhe familjes për vdekjen e gruas nga Banja nga virusi natën e mbrëmshme.
“I shpreha ngushëllime kryetarit të komunës për qytetarin e Malishevës që ka ndërruar jetë. Është një lajm i pikëllueshëm për të gjithë neve, të tjerët e infektuar uroj të shërohen sa më parë”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se si institucione qëndrore e komunlae duhet të bashkëpunojnë që të shpërndahet sa më pak virusi, andaj tha se duhe shtuar masat e kufizimit.
“Kryetari Begaj dhe ministri i Shëndetësisë do të jenë në komunikim të vazhdueshëm që të mos kemi edhe më shumë të infektuar. Ju bëjë thirrje gjithë qytetarëve, këtë rast edhe të Malishevës që t’i kufizojnë lëvizjet e tyre, të qëndrojnë në shtëpi, e kur është e domosdoshme të dal një anëtar i familjes për furnizim me gjëra ushqimore, barna apo mjete për higjienë. Ta mbajmë pastërtinë, të qëndrojmë në shtëpi dhe ta ruajmë distancën fizike”.
“Kryetari Begaj dhe komuna e Malishevës po i respektojnë vendimet e qeverisë dhe udhëzimet e ekspertëve, por kemi nevojë që komunën e Malishevës ta ndihmojmë më shumë, por edhe t’i kemi masat më riorgoze të karantimit e vetizolimit, që në muajin prill të mos lejojmë kurrfarë ngritje të thekusar të lakores së shpërndarjes”, tha Kurti.
Kurse, kreu i Malishevës, Ragip Begaj, tha se Komuna që drejton ai ka nevojë për të gjitha, ndërsa tha se pas vizitës së kryeministrit beson se përkujdesja do të shtohet .
“Kemi qenë me më pak përkujdesje, besoj që tani do të kemi kujdes më tepër, kemi nevojë për të gjitha (gjërat mbrojtëse). Besoj që Qeveria do ta ketë një përkujdesje më të madhe. Po pres një përkrahje më të fuqishme”, tha Begaj. /Reporteri.net/.