×
  • Lajme
  • Lajme

    Ragip Begaj ia thotë në sy Kurtit se Malisheva nuk e ka pasur përkujdesjen e duhur

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 10:56

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti më në fund sot ka shkuar për ta vizituar Malishevën, që është komuna më e prekura nga pandemia COVID-19.


    Ai me këtë rast ka premtuar përkrahje më të madhe nga qeveria për komunën me më shumti persona të prekur nga koronavirusi, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rekomandimet për t’u mbrojtur nga virusi.

    Kurse kreu i Malishevës, Ragip Begaj, i ka thënë në sy kryeministrit Kurti se Malisheva nuk e ka pasur përkrahjen e mjaftueshme.

    Ai ka pohuar se komuna që drejton, ka nevojë për te gjitha, ndërsa tha se pas vizitës së kryeministrit beson se përkujdesja do të shtohet, shkruan Reporteri.net.

    “Kemi qenë me më pak përkujdesje, besoj që tani do të kemi kujdes më tepër, kemi nevojë për të gjitha (gjërat mbrojtëse). Besoj që Qeveria do ta ketë një përkujdesje më të madhe. Po pres një përkrahje më të fuqishme”, tha Begaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!