×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon edhe sot dhurimi i gjakut, tani nga pjesëtarët e Njësisë Speciale Operative

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 11:00

    Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19. Si pasojë e përhapjes së këtij virusi, numri i të infektuarve ka shkuar në 224, gjashtë të vdekur dhe 37 të shëruar.


    E për t’i dalë në ndihmë shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, si gjithmonë të gatshëm janë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

    Gjatë ditës së djeshme shumë prej tyre dhuruan gjak, gjë që po vazhdon edhe sot.

    Pas kërkesës së Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, sot pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës, saktësisht të Njësisë Speciale Operative (NJSO) dhuruan gjak, për të shpëtuar jetë.

    Policë të shumtë u drejtuan tek Qendra e Transfuzionit të Gjakut, në mënyrë që të dhurojnë gjak për të gjithë ata që do të kenë nevojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!