×
  • Sport
  • Sport

    Kriza nga Koronavirusi, Reali me vendim zyrtar për uljen e pagave

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 11:53

    Tashmë është zyrtare. Real Madridi ka publikuar një njoftim për uljen e pagave të futbollistëve dhe jo vetëm që shkon nga 10 deri 20 për qind.


    Kjo masë e marrë për shkak të krizës së Koronavirusit, prek lojtarët dhe trajnerët e skuadrave të para të futbollit dhe basketbollit.

    Në shënimin zyrtar, klubi mbretëror thekson se vendimi në fjalë, në marrëveshje midis kapitenëve dhe drejtuesve të njësisë, është marrë “vullnetarisht”.

    “Ky vendim, i miratuar nga lojtarët, trajnerët dhe punonjësit, shmang masat traumatike që mund të prekte pjesën tjetër të punëtorëve. Gjithashtu kontribuon në arritjen e objektivave ekonomike, për të zhvlerësuar në njëfarë mënyre ndikimin që do të ketë ulja e të ardhurave në këto muaj, si rezultat i pezullimit të garave dhe të paralizës së një pjese të madhe të aktiviteteve tregtare”, shkruhet më të në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!