Ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se po hapen profile të rrejshme në emër të saj.
Dumoshi thekson se kjo po ndodh që të ketë përqarje në mes të anëtarëve të LDK-së në këtë luftë që po kalojmë.
Ajo tutje thotë se megjithëse kjo po bëhet për të përqarë këtë subjekt politik asgjë nuk do ta ndalë ushtrinë e LDK-së .
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Disa individë hapjen e llogarive të rrejshme në rrjete sociale e konsiderojnë luftë dhe në këtë betejë dëshirojnë përqarje në mes antarëve të LDK-së.
Megjithatë, këto veprime të tyre do të mbesin prapa për shumë milje, dhe nuk do të ngadalësojnë ushtrinë e LDK-së.
Profili në rrjetin social Facebook me emrin tim, nuk është nën kontrollin tim por autori do të zbulohet në kohë të shpejtë.
Veprimet e dëmshme të mashtruesve të cilët qëndrojnë prapa profileve të pa-vërteta do t’i demanton Policia e Kosovës, aty ku kam hapur rastin në fjalë.
Në këtë situatë me virusin COVID – 19, ju uroj shëndet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.