×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Haxhiu kujton heroinat e Kaçanikut

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 14:27

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kujtuar heroinat e qytetit të Kaçanikut.


    Ajo ka thënë se sot 21 vjet më parë ranë katër dëshmore të kombit. Mukadeze Lika-Muhaxheri, Emsale Frangu si dhe Jehona e Lumnije Raka janë në mesin e shumë grave e vajzave që sot janë dëshmore të kombit.

     Postimi i plotë:

    Kontributi i të gjitha grave të Kosovës në luftën e fundit ka qenë i madh. Kurse i Mukadezës, Emsales, Jehonës e Lumnijes ka qenë i shumëfishtë. Aktivitetet e tyre e përshkruan gjithë Kosovën e veçanërisht zonën e Kaçanikut. Atdhedashurinë ndaj kombit shqiptarë, e idealin për liri e treguan përmes angazhimit që zhvilluan në shumë fronte nga pjesëmarrja në demonstrata e deri te bashkimi me UÇK-në. Edhe kontributi i tyre në luftë ishte i shumëanshëm, nga ai logjistik e mjekësor deri tek ai ushtarak. Kështu ato dhe shumë të tjera duke qenë ushtare të lirisë ju këndërvën pushtuesve shovenist duke luftuar për çlirim, e në të njejten kohë me shembullin e tyre treguan se përceptimi mbi rolin gjinore është thellsisht i gabuar, e mbi të gjitha i pavërtetë. Andaj, rrugëtimi i tyre ishte sa për çlirim kombëtar aq edhe progres shoqërorë.

    Në fillimin e vitit 1999 në gjithë zonën e Kaçanikut zhvillohen luftime të ashpra kundrejt armikut fashist serb. Një nga luftimet e 9 prillit, për të mos e lënë popullatën civile në qytete të bjerë në dorën e armikut, ranë dëshmore Mukadezja, Emsalja, Jehona e Lumnija.

    Atë ditë ranë dëshmorë rreth 28 ushtarë gjithsej. E ne duhet të angazhohemi çdo ditë në jetësimin e Kosovës që ata e ato e deshën. Sakrificat e mëdha që kanë bërë dëshmoret/ët, e kanë bërë Republikën që ne sot e gëzojmë, e padyshim që ne nuk mund t’i shkëpusim nga rruga që i paraprinë pavarësimit të Kosovës.

    https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3531119446958821

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!