Cristiano Ronaldo nuk ka rezistuar me tepër për tu stërvitur në ambjentet e shtëpisë.
Dnoticias’ raporton se 35 vjeçari po stërvitet në stadiumin e Madeira, në Choupana.
Fotografitë tregojnë pamje të ndryshme të stërvitjeve, me të cilat Ronaldo synon të mbetet aktiv para rikthimit të mundshëm të kampionatit në Serie A.
Ronaldo ka udhëtuar drejt Portugalisë më 9 mars, shkaku i gjendjes delikate të nënës së tij, dhe mbeti atje me koronavirusin që kishte filluar të përhapej në Itali.
Raportohet se Ronaldo do të kthehet në Torino javën tjetër, para një rikthimi të mundshëm të kampionatit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.