×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti ndërpret fjalimin, respekton ezanin në Dragash

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 15:12

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka vizituar disa komuna për t’u njoftuar nga afër me gjendjen në luftën kundër koronavirusit.


    Së pari ka vizituar Malishevën, Prizrenin, dhe komunën e Dragashit.

    Ndërsa fliste para mediave në qytetin e Dragashit për situatën rreth Covid 19, Kurti për një moment është ndalë. Arsyeja ka qenë se në atë kohë ka respektuar thirrjen e ezanit, shkruan Reporteri.net.

    “Të presim derisa të mbarojë”, ka thënë Kurti, ndërsa fliste para mediave.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!