Philippe Coutinho është pranë rikthimit në Premier Ligë. Ylli Brazilian nuk do blihet nga Bayern Munchen, ndërsa te Barcelona nuk ka vend për të.
Këtë situatë dëshiron të shfrytëzojë Chelsea, që ka nisur bisedimet me Barcelonën.
Raportohet se Chelsea dhe Barcelona po diskutojnë për një marrëveshje huazimi mes tyre për Coutinhon, e cila mund të finalizohet gjatë verës.
Blutë kërkojnë opsionin e mundësisë së blerjes pas përfundimit të sezonit.
Premierliga nuk është një kampionat i panjohur për Coutinhon, që me Liverpool në këtë ligë ka pasur kohërat më të mira të karrierës së tij.
Coutinho te Barcelona ishte transferuar në janarin e vitit 2018 për 160 milionë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.