Një grua me origjinë nga Shqipëria ka ndërruar jetë në burgun e Thiva në Greqi. Autoritetet greke nuk bëjnë me dije shkakun e vdekjes së saj, megjithatë gratë e tjera që ndodhen në këtë burg kanë protestuar me argumentin se ajo ndërroi jetë për shkak të coronavirusit.
Të dënuarat e tjera thanë se viktima 42 vjeç, kishte temperaturë ditët e fundit, si dhe shenja të ngjashme me simptomat e Covid-19, po ministria e Mbrojtjes se qytetarit thotë se shkaqet janë patologjike, gjithsesi, priten rezultatet toksikologjike të trupit të viktimës, përcjell abcnews.
Trupi është dërguar për ekspertizë. Gjatë natës është shënuar një mini revoltë në burgun e Thivës, ku të dënuarat kanë djegur batanije, por në këtë moment situata është e qetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.