×
  • Lajme
  • Lajme

    Rakiç njofton për “orë të re policore” në Mitrovicë e Zveçan, nuk tregon se a u bë me urdhër të Serbisë apo Kosovës

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 16:34

    Shtabi i Krizave në veri të vendit ka marrë vendim që qytetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe atyre Zveçanit,  t’u ndalohet lëvizja nga ora  12:00 pasdite deri në orën 06:00 të mëngjesit.


    Ky vendim do të hyjë në fuqi nesër dhe do të zgjasë 14 ditë, njoftoi kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic, shkruan portali Kossev, transmeton Reporteri.

    Vendimi  thuhet se erdhi pasi numri i të infektuarve me koronavirus në këto komuna u rrit në ditët e fundit.

    Rakiq tha se ky vendim është marrë në koordinim me Institutin e Shëndetit Publik dhe Ministrinë e Shëndetësisë, mirëpo nuk potencohet se a bëhet fjalë për atë të Serbisë apo Kosovës.

    Kujtojmë se në statistikat zyrtare për numrin e të infektuarve me koronavirus në Kosovë, vetëm gjatë ditës së djeshme kanë nisur të përfshihen edhe rastet në veri të vendit.

    Mitrovica e Veriut tashmë shënon 20 raste të konfirmuara me koronavirus, gjersa Zveçani 10, tri raste janë në Leposaviq dhe dy në Zubin Potok.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!