×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi thumbon Kurtin në ditën e Kushtetutës: U dëshmua se të gjithë ata që e mohuan Republikën më 2008, ishin gabim

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 17:27

    Presidenti Hashim Thaçi  ka uruar Ditën e Kushtetutës së vendit, por duke thumbuar njëkohësisht kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.


    Thaçi  në urimin e tij, ndër të tjera ka thënë se u dëshmua se ata që e mohuan Kushtetutën më 2008 ishin gabim.

    “Urime Dita e Kushtetutës! Në këto kohët më sfiduese, populli i Kosovës mund të jetë krenar i proceseve demokratike dhe sistemin e kontrollit të pushteteve që funksionojnë mirë përbrenda bërthamës së kushtetutës sonë. U dëshmua që të gjithë ata që e mohuan më 2008 ishin gabim. Republika jeton”, ka shkruar Thaçi.

    Kujtojmë se kryeministri Kurti sot ka thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës lë për të dëshiruar pasi ka mangësi dhe pabarazi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!