Animacioni i përgatitur nga shkencëtarët në Universitetin Aalto tregon se vetëm një kollë lehtë mund të infektojë të pranishmit në një supermarket.
Animacionet e frikshme tregojnë se si spërklat nga nga vetëm një kollë që mbeten në ajër për disa minuta mund të infektojnë njerëzit në dy rreshta përreth, domethënë një raft supermarketi, transmeton Reporteri.net.
Simulimi kompjuterik tregon se si virusi nga një person i infektuar udhëton brenda, dhe madje edhe kur personi i infektuar largohet nga aty.
Mesazhi i shkencëtarëve që bashkuan këtë simulim është se mënyra më e mirë për të mbrojtur veten tonë është të shmangim turmat që janë karakteristike për supermarketet sa më shumë që të jetë e mundur.
“Nëse duhet të shkoni në dyqan, shkoni sa më pak të jetë e mundur dhe qëndroni atje sa më pak që të jetë e mundur”, thotë Vile Vuorinen, një shkencëtar në Universitetin Aalto të Finlandës i cili ka punuar në këtë simulim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.