Qeveria e Italisë pritet të urdhërojë vazhdimin e bllokimit deri në 3 maj, por lojtarët e Serie A mund të shkojnë në stërvitje para asaj date për teste të shumta pas krizës së koronavirusit.
Numri i vdekjeve dhe rasteve të reja po bie në mënyrë të vazhdueshme në Itali, ndërsa shumë më tepër po lënë mjekimin intensiv dhe spitalin me një shërim të plotë.
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, paralajmëroi në një deklaratë “ne nuk jemi ende në gjendje të hapim bizneset, sepse do të rrezikonim të humbnim të gjitha rezultatet e mira që kemi arritur”, gjatë mbylljes së gjithë Italisë.
“Ne tashmë jemi duke punuar në fazën 2, kështu do të dialogojmë me një grup ekspertësh së bashku me komitetin shkencor”.
Një dekret i ri pritet gjatë ditëve të ardhshme që do të zgjasë urdhrin e bllokimit deri në 3 maj.
Sidoqoftë, Sky Sport Italia thekson se mund të ketë disa përjashtime, për shembull për bibliotekat, libraritë dhe potencialisht edhe atletët.
Kështu mbetet nëse deri në fund të javës do të merret vendimi që klubet të rinisin stërvitjet në fund të prillit, apo duhet të presin deri me 3 maj.
Gjitha rrugët dërgojnë në rinisjen e kampionateve gjatë muajit qershor dhe përfundimin e saj në fund të korrikut, apo edhe në fillim të gushtit
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.