‘Giallorossi’ janë duke menduar për fazën e sulmit të skuadrës dhe tashmë në tavolinë ata kanë disa emra.
‘Corriere dello Sport’ shkruan se Roma po përgatit të nis një ofertë për anësorin e Chelsea, Pedro Rodriguez, transmeton lajmi.net.
32 vjeçari pritet të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, dhe atij akoma nuk i është ofruar një rinovim kontrate.
Pedro gjithashtu është lidhur me një rikthim të mundshëm te Barcelona, por Roma janë të gatshëm të paguajnë 3 milionë euro për vit, për të siguruar kalimin e spanjollit në ‘Stadio Olimpico’.
Një nga emrat tjerë që po konsiderohet nga Roma është edhe ai i Moise Kean.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.