Në mbledhjen urgjente (të Kuvendit Komunal të Prishtinës si përgjigje ndaj gjendjes së krijuar nga situata me Pandeminë Covid-19 pritet të miratohet Pakoja Ekonomike Emergjente.
Në këtë pako parashihen disa masa lehtësuese për bizneset dhe individët. Ndër të tjera parashihen masa edhe për institucionet arsimore, përkatësisht çerdhet publike, shkruan Reporteri.net.
Ndër të tjera parashihet që prindërit që i kanë fëmijët nëpër çerdhet publike do të lirohen nga pagesat për periudhën që ato janë të mbyllura.
Këto janë dy masat që janë paraparë për funksionimin e çerdheve:
-Çerdhet me bazë në komunitet paguajnë pagat nga të hyrat e pagesës së prindërve. Këto çerdhe do të subvencionohen për pagat e punëtorëve, kostoja e të cilave është 50 mijë euro në muaj;
-Lirohen nga pagesa të gjithë prindërit e fëmijëve në çerdhet publike për periudhën që qëndrojnë të mbyllura;
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.