×
  • Lajme
  • Lajme

    Masat kundër coronavirusit – arrestohen 21 persona në Gexhë të Rahovecit, po luanin futboll në fushë të mbyllur

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 22:56

    Në fshatin Gexhë të Komunës së Rahovecit, disa persona duket se edhe ishin mërzitur pak nga izolimi në shtëpi, ose po e trajtonin jo me seriozitet vendimin e Qeverisë që të mos grumbullohen e të mos dalin jashtë.


    Ata ishin mbledhur sot në një fushë futbolli të mbyllur. Por, qejfi nuk iu zgjati shumë, pasi Policia e Kosovës u shkoi aty dhe arrestoi 21 persona, 3 prej të cilëve të mitur.

    Lumni Graishta, zyrtar policor në Rajonin e Gjakovës ka konfirmuar këtë për Reporterin, teksa ka shtuar se 18 prej këtyre personave po mbahen në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërkaq 3 të miturit janë liruar.

    Komuna e Rahovecit deri më tani nuk ka raste pozitive me coronavirus. Në Kosovë janë gjithsejtë 250 të infektuar. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!