Një tjetër turne i është nënshtruar krizës koronavirus.
International Champions Cup, që çdo verë mblidhte ekipet më të mira nga Evropa, nuk do të zhvillohet këtë verë.
Kjo është bërë e ditur përmes faqes së tyre zyrtare në Twitter, duke u arsyetuar se mesiguri datat e miqësoreve që luheshin në korrik dhe fillim të gushtit, do të përdoren tani për të përfunduar kampionatet në vende të ndryshme të botës, që janë ndërprerë shkak virusit COVID-19.
Në SHBA mendohej të zhvillohet një tjetër El Clasico, pas asaj në vitin 2017 midis Real Madrid dhe Barcelona.
Loja nuk ishte konfirmuar akoma, por negociatat kishin filluar dhe parashikohej të zhvillohet në Las Vegas.
Por, koronavirusi e ka bërë të tijën dhe ashtu si gjithçka tjetër në botë, është anuluar edhe International Champions Cup.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.