×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi jep sinjale se do ta kapërcejë LVV-në për mandatarin

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 8:21

    Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë sinjale të premten se do ta kapërcejë fituesin e zgjedhjeve, përkatësisht Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), në procesin e caktimit të mandatarit për formimin e Qeverisë së re.


    E ka bërë këtë, në një letër adresuar kreut të kësaj partie, Albin Kurti, i cili është kryeministër në detyrë. Në letër ka theksuar se, duke qenë president i vendit, mandati kushtetues e obligon që “të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve”, shkruan KOHA.

    E ka bërë këtë një javë pas letrës që ia kishte nisur LVV-së, e në të cilën kishte kërkuar ta ofronte propozimin për mandatarin për kryeministër të ri, pas mocionit të mosbesimit kundër Qeverisë Kurti. LVV-ja nuk e ka dhënë këtë emër, pasi konsideron se Kushtetuta imponon zgjedhje pas mocionit të mosbesimit. Por, kreu i shtetit ka një interpretim tjetër. Sipas tij, duhet formuar Qeveri e re dhe sa më gjithëpërfshirëse.

    Prandaj, mungesës së përgjigjes nga LVV-ja, i është kundërpërgjigjur me gjuhën që përmban pika e dytë e nenit 84 të Kushtetutës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!