×
  • Lajme
  • Lajme

    11 të infektuar nga Gjilani drejt shërimit të plotë, të gjitha testet dalin negative

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 12:08

    Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, përmes një shkrimi ka njoftuar se 11 persona të prekur me koronavirus nga fshati Vrapqiq i Gjilanit, janë drejt shërimit të plotë.


    Ismajli tregon se sipas analizave të fundit të dala nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), të gjithë të prekurit janë ritestuar dhe për të dytën herë kanë dalë negativ.

    Postimi i plotë i Ismajlit:

    Të dashur qytetarë,

    Bashkë me Drejtorin për Shëndetësi, Selami Xhemaili, kemi mbajtur takimin e rradhës me përfaqësuesit nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, me Shëndetësinë Primare, Policinë e Kosovës, dhe ekipin komunal për menaxhimin e emërgjencave. Nga ky takim u vlerësua se gjendja përgjithësisht është e qetë dhe nuk kem asnjë rast të ri tjetër të evidentuar.

    Lajmi më i mirë i natës së mbrëmshme është se nga të gjitha analizat e ritestuara në Vrapqiq, të gjitha kanë rezultuar me rezultat negativ. Kjo na bënë edhe më të përkushtuar në avansimin e kauzës sonë të përbashkët, për tejkalim të kësaj situate. Ne do të vazhdojmë ndjekjen e rregullave dhe instruksioneve të dala nga IKSHP-ja, Ministria e Shëndetësisë dhe autoritetet lokale. Vazhdoni të qëndroni të vetë-izoluar, sepse është e vetmja formë për ta tejkaluar këtë pandemi.

    Gjithashtu, edhe në emër të ekipit të Qendrës Operative Emërgjente, iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Huruglica, për humjen e jetës së djalit të tyre, Debatik Huruglica. E lusim Zotin që të jetë rasti i fundit i një tragjedie të tillë komunikacioni, i cili na bëri të pikëlluar dhe me zemra të thyer të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

    #bashkeiadalim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!